Rreth Nesh
Kush është AlbNatyra?
Kush jemi ne?
AlbNatyra është një organizatë mjedisore e përkushtuar ndaj mbrojtjes së natyrës dhe menaxhimit të qëndrueshëm të biodiversitetit në Shqipëri. Në vitet e fundit, angazhimi ynë ka qenë i fokusuar veçanërisht në Parkun Kombëtar të Shebenikut, si dhe në zona të tjera me rëndësi natyrore në vend.
Ne punojmë për:
– ruajtjen e ekosistemeve natyrore, me theks te speciet dhe habitatet e rrezikuara;
– promovimin e praktikave të qëndrueshme që fuqizojnë komunitetet lokale;
– mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe traditave lokale;
– nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, në interes të komuniteteve vendore, të rinjve, barazisë gjinore dhe grupeve të margjinalizuara.
Struktura organizative
AlbNatyra organizohet përmes Asamblesë së Përgjithshme (organi më i lartë vendimmarrës), Bordit (i zgjedhur me votim nga Asambleja), dhe Stafit Ekzekutiv (administrata).
Drejtuesi i shoqatës është z. Gëzim Shuli, i zgjedhur nga Bordi i organizatës
Veprimtaritë Kryesore:
- Mbrojtja dhe promovimi i vlerave të natyrës Shqiptare, si: biodiversitetin, ekosistemet, habitatet, florën, faunën dhe specieve të rrezikuara.
- Zhvillimin Rural dhe social-ekonomik për përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve në zonat rurale dhe urbane.
- Promovimin dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të Eko-Turizmit, Agro-turizmit dhe Agro-pylltarisë.
- Ekspertizë dhe mbështetja e politikave mjedisore për cështjet e ndryshimeve klimatike, ngrohjes globale, ndotjes dhe përqafimi i praktikave më të mira në energjinë e gjelbërt.
- Edukimi dhe mbështetja e brezit të ri dhe respektimi i të drejtave të njeriut, barazisë gjinore,etnive,etj.
- Ruajtja dhe promivimi traditave, kultures dhe historisë duke kontribuar me aktivitete, panaire,festa dhe evente të tjera.
- Bashkëpunimi dhe kordinimi me institucionet lokale,rajonale dhe qëndrore po edhe partenere te tjere si psh OSHC, fondacione, donatore vendas por edhe jashtëm
Misioni ynë
Misioni ynë është të mbrojmë dhe të promovojmë trashëgiminë e pasur natyrore të Shqipërisë, duke krijuar një të ardhme ku zhvillimi i qëndrueshëm dhe mirëqenia e komuniteteve janë në harmoni me natyrën. Ne besojmë se çdo qytetar, qoftë në zonat rurale apo urbane, duhet të ndjejë përfitimet e një mjedisi të shëndetshëm dhe të lulëzuar.
Vizioni ynë
Një e ardhme ku natyra dhe mirëqenia e qytetarëve janë në zemër të zhvillimit të qëndrueshëm, duke garantuar që interesat e të gjitha grupeve shoqërore të përfaqësohen dhe promovohen. Përmes edukimit, ndërgjegjësimit, avokimit dhe veprimeve konkrete, ne synojmë të mbrojmë dhe pasurojmë vlerat natyrore dhe socio-ekonomike të zonave rurale dhe urbane, duke krijuar një impakt pozitiv e të qëndrueshëm në shoqërinë shqiptare.
Si i arrijmë qëllimet tona
AlbNatyra përmbush misionin e saj nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe institucionet. Përmes projekteve inovative, aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe partneriteteve me institucione publike e private, si dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, ne koordinojmë dhe promovojmë nismat që fuqizojnë komunitetet lokale sidomos te rinjtë dhe mbrojnë pasuritë natyrore të Shqipërisë.
Bashkohuni me ne në misionin tonë për të mbrojtur natyrën dhe fuqizuar komunitetet në të gjithë Shqipërinë. Së bashku, mund të krijojmë një Shqipëri më të gjelbër dhe më të drejtë, ku natyra dhe njerëzit bashkëjetojnë në harmoni.
Skuadra jonë
Ndricim Cela

Ndricim Cela
President i Asamblese Pergjithshme
Gëzim Shuli

Gëzim Shuli
Drejtor Ekzekutiv
Migena Kukli

Migena Kukli
Ekspert Mjedisi
Ermelinda Gjeta

Ermelinda Gjeta
Eksperte Mjedisi
Manushaqe Kristo

Manushaqe Kristo
Oficer finance
Bajram Kullolli

Bajram Kullolli
Ekspert i Pyjeve dhe Zonave te Mbrojtura
Aurel Hasanaj

Aurel Hasanaj
Kordinator i grupit te rinjve
