Donor: PONT (Prespa Ohrid Nature Trust)Beneficiaries: Shepherds, farmers, youth, rural women, and RAPA ElbasanProject Implementation area: …



Rreth Nesh






Shoqata AlbNatyra është themeluar në vitin 2008 me Vendimin e Gjykatës nr. 2358 me emrin “Shoqata Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave, Qarku Elbasan”. Shkurtesa e përdorur ka qenë RACFP për emërtimin në anglisht të shoqatës ‘’Regional Association for Comunal Forest and Pastures’’. Shoqata shërbeu si ombrellë e shoqatave lokaleve të pyjeve dhe kullotave komunale deri në vitin 2016 kur është ndryshuar emri në “Shoqata AlbNatyra” me vendimin nr.2358/1.
Nga viti 2008 deri më 2016 Shoqata ka patur si mision kryesor menaxhimin e qendrueshëm të burimeve natyrore kryesisht me menaxhimin e pyjeve dhe të kullotave komunale. Veprimtaritë e zhvilluara lidheshin kryesisht me rritjen e kapaciteteve të shoqatave lokale të pyjeve dhe kullotave, mbështetjen me trajnime, mbështetjen me këshillime si dhe përfaqësimin e tyre duke lobuar për çështjet e pyjeve dhe kullotave në nivelet më të larta të vendimmarrjes të shtetit Shqiptar. Përdorimi tradicional i pyjeve dhe kullotave siguron vazhdimësinë dhe menaxhimin e qendrueshëm të burimeve natyrore lokale.
Në vitet e fundit AlbNatyra ka zgjeruar misionin e saj duke zhvilluar projekte të rëndësishme në zonën e veprimit brenda Qarkut të Elbasanit. Këto projekte mbulojnë çështje gjithëpërfshirëse në menaxhimin e qendrueshëm mjedisor dhe të turizmit me ndërhyrje konkrete në menaxhimin e këtyre burimeve natyrore dhe me mbështetjen e banorëve, të rinjve dhe grave.

Mbrojtja dhe promovimi i vlerave
Mbrojtja dhe promovimi i vlerave të natyrës Shqiptare, si: biodiversitetin, ekosistemet, habitatet, florën, faunën dhe specieve të rrezikuara.

Zhvillimin Rural
Mbrojtja dhe promovimi i vlerave të natyrës Shqiptare, si: biodiversitetin, ekosistemet, habitatet, florën, faunën dhe specieve të rrezikuara.

Ekspertizë
Ekspertizë dhe mbështetja e politikave mjedisore për cështjet e ndryshimeve klimatike, ngrohjes globale, ndotjes dhe përqafimi i praktikave më të mira në energjinë e gjelbërt.

Edukimi
Edukimi dhe mbështetja e brezit të ri dhe respektimi i të drejtave të njeriut, barazisë gjinore,etnive,etj.
Eventi i ardhshëm
Mbledhja e Komitetit të menaxhimit të parkut kombëtar të Shebenik
Takimi i parë i Komitetit të Menaxhimit për vitin 2025 do të mbahet më 12 shkurt. Gjatë këtij takimi, anëtarët do të diskutojnë qëllimet kryesore, prioritetet strategjike dhe hapat e parë që do të ndërmerren për të siguruar një menaxhim të qëndrueshëm dhe efektiv. Ky proces do të përfshijë një analizë të situatës aktuale, identifikimin e sfidave dhe mundësive, si dhe përfshirjen e palëve të interesuara për të garantuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar.

Lajmet e fundit
January 26, 2025
Donor: SNV (Netherlands Development Organisation)Beneficiaries: Elbasan regionProject Implementation area: Elbasan region (42 communes)Time frame: 2011 – …
January 26, 2025
Donor: AMSHC (Albanian Agency for Civil Society)Beneficiaries: Locals, RAPA ElbasanProject Implementation area: Shebenik ParkTime frame: September …
Partnerët Tane







