Monitorimi i faunës së egër në Parkun Kombëtar Shebenik

WhatsApp Image 2025-12-01 at 11.40.38 AM

Monitorimi i faunës së egër në Parkun Kombëtar Shebenik, roli i komunitetit

 Albnatyra, në bashkëpunim me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Elbasan (AdZM Elbasan), ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme monitorimi në Parkun Kombëtar Shebenik, duke vendosur kamera kurth në disa pika kyçe të parkut. Qëllimi i këtij aktiviteti është të dokumentojë praninë, shpërndarjen dhe sjelljen e faunës së egër, përfshirë speciet e mbrojtura dhe ato të rrezikuara.

Pamjet dhe videot e regjistruara nga kamerat përbëjnë një burim të çmuar informacioni e shkencor nëpërmjet krijimit të një databaze, e cila ndihmon në kuptimin më të mirë të ekosistemit lokal dhe në hartimin e masave të duhura për mbrojtjen e tij. Këto rezultate shërbejnë si prova të rëndësishme për vlerësimin e gjendjes së biodiversitetit dhe përmirësimin e menaxhimit të parkut.

Përfshirja e të rinjve të Albnatyra Youth

Një pjesë qendrore e këtij aktiviteti është angazhimi i të rinjve të Albnatyra Youth, të cilët marrin pjesë drejtpërdrejt në vendosjen e kamerave, mbledhjen e të dhënave dhe analizimin fillestar të tyre. Ky proces u ofron atyre përvojë praktike në fushën e monitorimit ekologjik, duke i ndihmuar të zhvillojnë aftësi të vlefshme dhe një lidhje më të fortë me natyrën dhe ruajtjen e saj.

   

 

Bashkëpunimi me AdZM Elbasan

Partneriteti me AdZM Elbasan është thelbësor për suksesin e projektit. Mbështetja teknike dhe institucionale e tyre garanton realizimin e monitorimit në mënyrë profesionale dhe koordinimin e veprimeve për ruajtjen e habitateve natyrore të parkut.    

Roli i komunitetit – patrullim vullnetar dhe kontribuim i çmuar

Përveç të rinjve, në këtë iniciativë janë përfshirë edhe përfaqësues të komunitetit lokal që kontribuojnë vullnetarisht. Ata japin informacion të vlefshëm mbi territorin dhe lëvizjen e specieve, duke ndihmuar në identifikimin e zonave më të përshtatshme për vendosjen e kamerave. Ky bashkëpunim forcon ndjenjën e bashkëpronësisë dhe mbështet një model të qëndrueshëm të monitorimit të parkut.

Mbrojtja e faunës së egër mbetet prioriteti ynë kryesor. Nëpërmjet përdorimit të kamerave kurth, angazhimit të të rinjve, bashkëpunimit me autoritetet dhe kontributit të komunitetit, Albnatyra synon të mbështesë ruajtjen e biodiversitetit dhe promovimin e një mjedisi të shëndetshëm e të mbrojtur për brezat e ardhshëm.

Projekti ynë “Nxitja e banorëve për mbështetjen e menaxhimit të qëndrueshëm.” financohet nga Prespa Ohrid Nature Trust – PONT (PONT).

 

Related Posts